Politikat e Kthimit të Produkteve


Në Orbita.al synojmë të ofrojmë produkte cilësore dhe shërbim korrekt për çdo klient. Për shkak se një pjesë e produkteve ofrohen me porosi speciale dhe furnizohen nga jashtë Shqipërisë, zbatohen kushtet e mëposhtme për kthimet dhe rimbursimet:


1. Kthimi për produkte të dëmtuara ose të gabuara

Klienti ka të drejtë të kërkojë kthim ose zëvendësim të produktit vetëm në rastet kur:

  • Produkti ka mbërritur i dëmtuar;
  • Produkti i dorëzuar nuk përputhet me porosinë e kryer;
  • Produkti paraqet defekte prodhimi.

Çdo pretendim duhet të njoftohet brenda 24 orëve nga marrja e produktit, duke dërguar foto dhe përshkrim të problemit në adresën: info@orbita.al


2. Kthimi për arsye personale

Në rastet kur klienti dëshiron kthim për arsye personale, përfshirë por pa u kufizuar në:

  • Ndryshim mendimi;
  • Produkti nuk i pëlqen;
  • Gabim në zgjedhjen e modelit, ngjyrës, madhësisë ose variantit;
  • Porosi e bërë pa verifikim të plotë nga klienti;

kthimi mund të pranohet vetëm pas shqyrtimit nga Orbita.al dhe nëse produkti është i papërdorur, në gjendje të rregullt dhe me paketimin origjinal.

Në këto raste do të aplikohet një penalitet administrativ dhe logjistik prej 30% të vlerës së produktit, si dhe klienti mbulon çdo kosto transporti për kthimin dhe ridërgimin, nëse aplikohet.


3. Produkte që nuk pranohen për kthim

Nuk pranohen për kthim:

  • Produkte të përdorura, të dëmtuara nga klienti ose pa paketim origjinal;
  • Produkte të personalizuara ose të porositura posaçërisht për klientin;
  • Produkte higjienike, kozmetike ose të kujdesit personal të hapura pas dorëzimit;
  • Produkte në ofertë speciale ose me zbritje, përveç rasteve me defekt.


4. Rimbursimi

Nëse kthimi aprovohet, rimbursimi kryhet sipas mënyrës së pagesës fillestare, brenda një afati të arsyeshëm pas verifikimit të produktit të kthyer.


5. E drejta e shqyrtimit

Orbita.al rezervon të drejtën të verifikojë gjendjen e produktit dhe të refuzojë kërkesat që nuk plotësojnë kushtet e mësipërme.


6. Kontakt

Për çdo kërkesë mbi kthimet, ju lutemi na kontaktoni në: info@orbita.al

 

Informohuni!

Regjistrohuni për të marrë informacione të përditësuara mbi ofertat javore, produktet me ulje dhe ato në likuidim, produkte ekskluzive, si dhe rekomandime dhe oferta të personalizuara. Mund të çregjistroheni në çdo moment.

Product Return Policy | Orbita